Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Brezovicë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi policia mori informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një vilë të pabanuar.
Gjatë kontrollit të të dyshuarit dhe një vile tjetër, policia ka konfiskuar gjithsej 1,063 gramë marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon.
Rastin e ka marrë në procedim Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.




