Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të dyshuar, të dyshuar për veprën penale të fajdes.
Sipas Gjykatës, F.S. dyshohet për fajde, ndërsa B.S. dhe A.D. për fajde në bashkëkryerje. B.S. dyshohet edhe për sulm ndaj personit zyrtar dhe rrezikim të trafikut publik.
Të dyshuarit B.S. dhe A.D. dyshohet se më 18 gusht u kapën në flagrancë duke pranuar para në emër të kamatës. Gjatë ikjes nga policia, B.S. dyshohet se goditi një zyrtar policor me veturë, ndërsa më pas goditi edhe një këmbësore, e cila pësoi lëndime të rënda trupore.
Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është i nevojshëm për sigurimin e pranisë së të dyshuarve dhe mbarëvajtjen e procedurës.




