Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj M.H. për tentim-vrasje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, më 17 tetor 2025, në rrugën “Miftar Zeqa”, i pandehuri dyshohet se ka shtënë me armë ndaj disa personave, duke plagosur rëndë dy prej tyre dhe duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
Nga të shtënat janë dëmtuar edhe disa automjete dhe objekti i Gjykatës Themelore në Pejë.
Policia ka sekuestruar disa armë dhe municion, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.




