Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë.
Sipas Inspektoratit, gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Punimet do të mund të rifillojnë vetëm pasi të eliminohen të gjitha shkeljet dhe inspektorët të konfirmojnë se janë krijuar kushtet e nevojshme për punë të sigurt.
Inspektorati ka bërë të ditur se kontrollet në vendpunishte do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e punëtorëve.




