Kosova ka arritur 100% të përmbushjes së obligimeve të raportimit mjedisor në kuadër të Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET) për vitin 2025.
Sipas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), Kosova është i vetmi vend që ka arritur përmbushje të plotë të obligimeve të raportimit, duke siguruar të dhëna në kohë dhe me cilësi të lartë.
Raportimi, i realizuar përmes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), përfshin të dhënat për cilësinë e ajrit, emetimet, gazrat serrë, zonat e mbrojtura dhe cilësinë e sasinë e ujërave.
Kosova ka arritur rezultat maksimal në EIONET për të pestin vit radhazi. Ndërkohë, shtatë vende të tjera kanë shënuar mbi 90% të përmbushjes.
Ky rezultat vlerësohet si dëshmi e angazhimit të institucioneve të Kosovës në raportimin mjedisor dhe në procesin e përafrimit me standardet evropiane.




