Në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë po zhvillojnë kontrolle të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës, hyrjeve të paligjshme dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.
Kontrollet përfshijnë automjetet, kamionët dhe autobusët që hyjnë ose dalin nga Kosova, ndërsa procedurat zbatohen në bazë të vlerësimit të rrezikut.
Sipas Doganës, në kushte të zakonshme, pritjet për automjetet dhe kamionët janë rreth 3 deri në 5 minuta.
Zyrtarët doganorë thonë se kontrollet kryhen me profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke synuar ruajtjen e sigurisë kufitare dhe qarkullimit të rregullt.




