Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 61 raste të reja gjatë periudhës 14–21 gusht 2026.
Nga rastet e paraqitura, 58 kanë të bëjnë me dhunë në familje, një me sulm seksual, një me keqpërdorim të fëmijës në pornografi dhe një me shkelje të urdhrit mbrojtës.
Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar edhe kërkesa për urdhra mbrojtës dhe urdhra mbrojtës emergjentë, ndërsa janë zhvilluar 19 seanca gjyqësore dhe 15 seanca në prokurori.
ZMNV ka dhënë 65 këshilla juridike, ndërsa janë regjistruar edhe 12 aktgjykime dënuese, si dhe raste të tjera të referuara në polici, Qendrat për Punë Sociale dhe institucione të tjera.




