Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social, me një fond prej 37 milionë eurosh.
Sipas tij, 25 milionë euro janë siguruar përmes kredisë me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës.
Projekti do të zbatohet në 21 komuna dhe pritet të përfitojnë qindra familje në nevojë. Kurti tha se synimi është krijimi i kushteve më të sigurta dhe dinjitoze të banimit për familjet e cenueshme.




