Një 62-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se ka ndezur gjashtë vatra zjarri gjatë ditëve të fundit.
Sipas Policisë, zjarret kanë përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe. I dyshuari u kap në flagrancë në fshatin Rraja e Valës, pas një operacioni 48-orësh të Policisë, ku u përdorën edhe dronë.
Policia thotë se 62-vjeçari ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”.




