Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kuvendi duhet t’ia vazhdojë mandatin ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë si një qëndrim në mbrojtje të Kosovës.
Ai kritikoi bllokadën institucionale dhe mosvazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se ka alternativa për të zgjidhur krizën politike.
Haradinaj e cilësoi si “alibi” arsyetimin për mundësinë e dhunës në Kuvend dhe akuzoi Albin Kurtin se po e zvarrit procesin./EO/




