Letrat personale të asistentes së presidentit amerikan Donald Trump, Natalie Harp, kanë shkaktuar diskutime për shkak të gjuhës së tyre tejet emocionale.
Në disa prej tyre, Harp shpreh mbështetje të fortë për Trumpin dhe dëshirën për të qëndruar pranë tij edhe jashtë punës. Ajo gjithashtu i kërkon presidentit ta kritikojë kur gabon.
Letrat, të shkruara në vitin 2023, janë publikuar të plota nga “Daily Beast”. Publikimi ka rikthyer vëmendjen te afërsia e Harpit me Trumpin, ndërsa deri tani nuk ka prova për ndonjë marrëdhënie romantike mes tyre.




