Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar ndaj deklaratave për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.
Baloku ka thënë se një mundësi e tillë nuk mund të realizohet, duke i cilësuar deklaratat si “injorancë totale” ose “mashtrim publik”.
Ai ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se ajo duhet të ofrojë kritika dhe alternativa, në vend të deklaratave që, sipas tij, mashtrojnë opinionin publik.





