Deputetja Time Kadrijaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe dëmtim të sistemit kushtetues.
Ajo e kritikoi Kurtin edhe për politikat ndaj Serbisë dhe për çështjen e trenave, duke thënë se flamuri i Kosovës nuk mund të përdoret për të mbuluar, siç u shpreh ajo, veprimet e gabuara të qeverisë.
“Je shkelës i Kushtetutës dhe po e rrënon qëllimisht sistemin kushtetues”, deklaroi Kadrijaj.




