Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Abdixhiku falënderoi ambasadorin për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit.




