Shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Palatova ka përsëritur kërkesën e Bashkimit Evropian për formimin e institucioneve të Kosovës dhe tejkalimin e ngërçit politik.
Në takim është theksuar edhe nevoja për avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e Planit të Rritjes së BE-së për zhvillimin e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.




