Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të organizatës dhe kryetarin Hysni Gucati.
Haradinaj ka ngritur akuza për keqpërdorim të fondeve, favore dhe qëndrime politike, duke kundërshtuar edhe vendimin e OVL-së për të mos marrë pjesë në protesta nëse aty merr pjesë Albin Kurti.
Ai ka pretenduar gjithashtu se brenda organizatës ka persona që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Haradinaj ka kritikuar edhe raportet e OVL-UÇK-së me Kurtin, duke thënë se qëndrimet e organizatës kanë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve me kryeministrin në detyrë./EO/




