Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkëpunimi me Francën është konkretizuar këtë vit përmes pesë marrëveshjeve në drejtësi, arsim, frankofoni dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Këto komente Kurti i bëri gjatë takimit të lamtumirës me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Ai vlerësoi mbështetjen e Francës për rrugën evropiane dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.




