Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kadrijaj ka kritikuar Kurtin, duke pretenduar se ai ka kundërshtuar të arriturat e vendit.
“Shikoni kush na udhëheq. Njeriu që ka kundërshtuar çdo të arritur”, ka shkruar Kadrijaj, duke iu referuar deklaratës së Kurtit.




