Protestës së organizuar nga deputetët e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë iu janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të kësaj partie nga Ferizaj dhe Hani i Elezit.
Aksioni protestues po vazhdon prej disa javësh, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Në ditët e fundit, protestës i janë bashkuar edhe struktura lokale të PDK-së nga komuna të tjera të Kosovës.




