Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për ngjarjet e raportuara gjatë 24 orëve të fundit, me gjithsej 73 aksidente trafiku dhe 2,306 gjoba të shqiptuara.
Sipas statistikave policore, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 42 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë raportuar edhe 30 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve janë arrestuar 14 persona. Prej tyre, 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia ka vazhduar kontrollet në trafik, ku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 2,306 gjoba.




