Një delegacion kadetësh nga Qendra për Studime Universitare (QSU) ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, të organizuar në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë.
Gjatë vizitës, kadetët patën mundësi të shkëmbejnë përvoja me përfaqësues nga shtete të ndryshme aleate dhe të njihen me praktikat moderne të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake.
Vizita synoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të ngritjes profesionale të kadetëve sipas standardeve të NATO-s.
Pjesëmarrja e delegacionit kosovar u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për përfaqësimin e vendit në aktivitetet ushtarake ndërkombëtare.




