E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka nderuar personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Ambasada amerikane tha se Prattipati iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e të zhdukurve dhe shprehu mbështetje për familjet që vazhdojnë të kërkojnë informacion për të dashurit e tyre.
“Familjet meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.




