Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk e mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.
Hoti tha se qëndrimi i tij nuk lidhet me individin, por me parimet politike dhe institucionale. Sipas tij, presidenti duhet të jetë figurë unifikuese dhe të përfaqësojë interesin e qytetarëve.
Ai kërkoi që LDK-ja të mos mbështesë një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, por të ruajë qëndrimin dhe parimet e saj.




