Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë sot takime të brendshme pas marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fillimisht do të mbledhë Kryesinë e partisë në orën 14:00, ndërsa në orën 16:00 pritet të zhvillojë takim me grupin parlamentar.
Abdixhiku dhe Albin Kurti njoftuan një ditë më parë për marrëveshjen, duke bërë thirrje që pa vonesa të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria e re dhe të procedohet zgjedhja e presidentit.
Sipas marrëveshjes së tyre, Bekim Sejdiu synohet të zgjidhet president i Kosovës.




