Policia e Kosovës ka raportuar 55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Prej tyre, 28 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,996 gjoba trafiku. Po ashtu, 15 persona janë arrestuar dhe 10 janë dërguar në mbajtje.




