Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 1 shtator do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transport të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta.
Sipas njoftimit, masa nuk vlen për automjetet e institucioneve të rendit dhe sigurisë publike, emergjencat dhe institucionet e tjera të përcaktuara.




