Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me përfaqësues lokalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës.
Ata kërkuan konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën aktuale si bllokadë institucionale.
Përfaqësuesit e dy subjekteve politike i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, që të rikthehen në Kuvend dhe të respektojnë procedurat kushtetuese.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt, ndërsa në mungesë të një zgjidhjeje politike, tha se duhet të shqyrtohet mundësia e zgjedhjeve të reja.




