Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës në moshën 39-vjeçare.
Kapiteni argjentinas tha se ka dhënë gjithçka për fanellën e kombëtares dhe se tashmë është koha që vendin e tij ta zënë lojtarët e rinj.
Messi largohet pas një karriere të jashtëzakonshme me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Botës 2022, dy Copa América dhe Finalissimën.
Në 207 ndeshje, ai shënoi 125 gola, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e Argjentinës./Sinjali/




