Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadoren holandeze Karin Boven, e cila po përfundon mandatin e saj diplomatik në Kosovë.
Kurti e falënderoi Boven për angazhimin dhe kontributin e saj, veçanërisht në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e Holandës në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje, drejtësi, energji dhe bujqësi.
Palët diskutuan gjithashtu për konsultimet e ardhshme politike mes Kosovës dhe vendeve të Beneluksit, si dhe për bashkëpunimin kulturor.
Në fund, Kurti i uroi ambasadores Boven suksese në angazhimet e saj të ardhshme.




