Instituti për Aksion Afirmativ ka zhvilluar një aksion simbolik para Inspektoratit Qendror të Punës, duke kërkuar masa më të forta për rritjen e sigurisë në vendet e punës.
Përfaqësuesi i Institutit, Lisjan Perolli, tha se gjatë vitit 2026, sipas të dhënave të tyre, 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Ai përmendi edhe rastin e fundit në Zubin Potok, ku humbi jetën një 27-vjeçar.
Perolli kritikoi institucionet për, siç tha, mungesën e masave të mjaftueshme parandaluese. Sipas tij, vetëm rritja e numrit të inspektimeve nuk mjafton për të parandaluar aksidentet.
Instituti kërkoi krijimin e mekanizmave të rinj të sigurisë, përfshirjen e komunave në mbikëqyrjen e vendeve të punës dhe masa konkrete për parandalimin e fataliteteve.




