Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
Haxhiu i uroi mirëseardhje ambasadores dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës në fusha të ndryshme, ndërsa theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Zvicër.
Haxhiu tha se mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy vendeve.




