Faton Bislimi ka reaguar pas zhvillimeve rreth kandidaturës për president të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të vazhdojë t’i shërbejë vendit, pavarësisht vendimit të subjekteve politike.
Bislimi tha se kandidatura e tij nuk ishte kundër ndonjë partie apo individi, por një ofertë për t’i shërbyer Kosovës në një periudhë që, sipas tij, kërkon unitet dhe seriozitet institucional.
Ai falënderoi qytetarët, miqtë ndërkombëtarë dhe personalitete të ndryshme për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se gatishmëria e tij për të kontribuar në Kosovë mbetet e pandryshuar.
“Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati”, tha Bislimi, duke shtuar se angazhimi i tij ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.




