Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në tremujorin e dytë të vitit 2026 kanë arritur në 997.9 milionë euro, rreth 213 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të ASK-së, të hyrat gjatë prill-qershorit 2026 ishin 974.7 milionë euro, duke bërë që shpenzimet të tejkalojnë të hyrat për rreth 23.2 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, kompensimi i punëtorëve me 24% dhe konsumi i ndërmjetëm me 13%.
Ndërkaq, tatimet në produkte përbëjnë pjesën kryesore të të hyrave, me 67%, pasuar nga tatimet mbi të ardhurat me 18%.




