Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke pretenduar se janë përdorur deklarata të pasakta për qëndrimet e saj.
Ymeri tha se kundërshtimi i saj lidhet me kandidaturën për president dhe jo me organet e LDK-së, vendimet e të cilave tha se i respekton.
Ajo ngriti gjithashtu dyshime se pas negociatave politike mund të fshihen interesa të tjera, duke përmendur tregtinë me energjinë elektrike.




