Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, është përmendur në një hetim policor në Francë, pasi emri i tij dyshohet se është gjetur në një listë objektivash të mundshëm të një grupi kriminal.
Sipas raportimeve të mediave franceze, lista është zbuluar në telefonat e sekuestruar gjatë hetimeve ndaj një të dyshuari për grabitje dhe planifikim rrëmbimesh.
Në listë, përveç Mbappés, dyshohet se kanë qenë edhe biznesmenë të pasur dhe persona të njohur nga skena e muzikës rap.
I dyshuari, i identifikuar si Clément L., është në paraburgim, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse dhe deri në çfarë mase planet për rrëmbimet ishin konkretizuar.




