PrintIM
Dega e Aleancës në Prishtinë ka zhvilluar një takim të Kryesisë, ku janë diskutuar angazhimet dhe objektivat e subjektit politik në kryeqytet.
Kryetari i degës, Kreshnik Smajlaj, ka prezantuar anëtarët e rinj të Kryesisë dhe ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim e angazhim brenda strukturave.
Smajlaj tha se synimi është forcimi i degës, rritja e mobilizimit dhe afrimi më i madh me qytetarët, me synimin që Aleanca të ketë rol më të rëndësishëm në qeverisjen lokale.




