Kosova sot do të ketë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta që do të jenë më të theksuara në zonat malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.
Era do të jetë kryesisht e dobët dhe me drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.




