Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se partia ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive më 9 shtator.
Ai bëri të ditur se çështja do të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë të martën, ose më herët nëse paraqitet nevoja.
Gjini tha se Aleanca nuk është kontaktuar deri tani për pjesëmarrje në seancë, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se institucionet po veprojnë jashtë normave kushtetuese./EO/




