Personeli shumëkombësh i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it ka zhvilluar një ushtrim të mbrojtjes së bazës dhe menaxhimit të një situate me viktima të shumta në Kampin Bondsteel.
Në ushtrim morën pjesë pjesëtarë të KFOR-it, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe njësi të aviacionit, duke praktikuar reagimin ndaj kërcënimeve të simuluara, trajtimin dhe evakuimin e të lënduarve.
Sipas KFOR-it, trajnimi synoi forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes njësive, si dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e situatave emergjente në Kosovë.




