Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera në hetimin dhe ngritjen e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Në deklaratë thuhet se rasti është ndër më të rëndët dhe më të ndjeshmit e luftës së fundit në Kosovë.
Kryeprokurori theksoi se identifikimi dhe vënia para drejtësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve mbetet një nga misionet kryesore të Prokurorit të Shtetit.




