Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për mënyrën se si po udhëheq procesin në Kuvendin e Kosovës.
Miftaraj ka thënë se Dehari, sipas tij, e ka kthyer Kuvendin në një “lodër” dhe po vepron në bazë të interesave partiake.
Ai ka shtuar se institucionet e vendit do t’i tejkalojnë edhe këto sfida, ndërsa ka vlerësuar se veprimet e sotme do të mbahen mend nga historia.




