Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë më 9 shtator, në orën 11:00, në sallën plenare.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u ka dërguar ftesat deputetëve të legjislaturës së re, duke përcaktuar edhe pikat e rendit të ditës.
Në seancë pritet të votohet për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./EO/




