Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kishte dyshime për pranimin nga Albin Kurti të kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.
Ajo ka deklaruar se Kurti, sipas saj, “e dinte saktësisht” se kjo kandidaturë mund të shkaktonte përçarje brenda LDK-së.
Kica-Xhelili ka theksuar se nuk dëshiron një LDK të ndarë në kampe dhe se mospajtimi me vendimet e partisë nuk duhet të shihet si armiqësi.
Ajo ka kritikuar gjithashtu tejkalimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se asnjë marrëveshje politike nuk e ndryshon bindjen e saj për respektimin e Kushtetutës.
“Askush prej nesh nuk është më i madh se LDK-ja. Dhe LDK-ja nuk është më e madhe se Republika”, ka përfunduar Kica-Xhelili.




