Dogana e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave ligjore, zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave.
Sipas Doganës, këto masa synojnë parandalimin e transaksioneve dhe qarkullimit të mallrave që mund të jenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe obligimet ndërkombëtare.
Dogana kryen analiza të riskut dhe kontrolle ndaj mallrave, subjekteve dhe transaksioneve, ndërsa ndërmerr masa kur identifikohen raste të dyshuara për shkelje ose shmangie të sanksioneve.
Në kuadër të zbatimit përfshihen, ndër të tjera, regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe akte të tjera ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë.




