Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar një takim koordinues me institucionet që merren me parandalimin dhe trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Qendrës për Punë Sociale, Policisë së Kosovës dhe Strehimores.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, trajtimin e rasteve konkrete, masat parandaluese dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
Pjesëmarrësit u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë rregullisht, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe reagimin më efikas ndaj rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.




