Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Ceremonia u zhvillua me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Me këtë rast, Gashi ka uruar Policinë e Kosovës për përvjetorin, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.




