Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu, ka raportuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për punën e institucionit gjatë vitit 2025.
Salihu ka bërë të ditur se aktualisht Prokuroria e Prishtinës ka 46 prokurorë, ndërsa sipas strukturës së paraparë duhet të ketë 74. Ai theksoi se mungesa e stafit dhe numri i madh i seancave gjyqësore kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e punës.
Sipas të dhënave të raportuara, Departamenti për Krime të Rënda ka zgjidhur 444 lëndë, Departamenti për të Mitur 611, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm ka përfunduar 6 mijë e 689 lëndë.
Salihu tha se mbi 80 për qind e lëndëve pranohet nga Policia e Kosovës, ndërsa Prokuroria mbulon një territor të gjerë, përfshirë kryeqytetin.
Ai theksoi se edhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion mbetet i rëndësishëm, pavarësisht uljes së numrit të prokurorëve nga shtatë në pesë.
Në fund, KPK-ja miratoi raportimin, me kusht që të plotësohen të dhënat për Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion.




