Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me akuzat se ky i fundit kishte përdorur termin “terroristë” për shqiptarët.
Rashiq i kishte mohuar këto pretendime, ndërsa Gashi ka insistuar se deklaratat e tij janë të sakta.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se për takimet ku pretendohet se janë bërë këto deklarata ekzistojnë edhe procesverbale.
Ai ka përmendur një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, duke thënë se Rashiq kishte folur aty për një rast familjar dhe për çështjen e integrimit.
Gashi e ka mbyllur reagimin duke thënë se dokumentet zyrtare mund të dëshmojnë përmbajtjen e këtyre bisedave.




