Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Policinë e Kosovës në 27-vjetorin e themelimit, duke vlerësuar kontributin e saj në sigurinë e vendit.
Haradinaj tha se Policia është një nga sukseset më të mëdha të shtetit dhe model për rajonin. Ai kërkoi që pjesëtarëve të Policisë t’u sigurohen paga dhe kushte të denja pune, në përputhje me përgjegjësitë e tyre.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët dhe nderoi policët që kanë rënë në krye të detyrës.




