Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me ministrin Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin Enver Dugolli.
Gjatë takimeve u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, menaxhimit të kufijve dhe luftimit të krimit të organizuar.
Iseni dhe Dugolli vizituan edhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Agjencinë për Regjistrimin Civil.
Palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e koordinimit në luftën kundër grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet.




